Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se vendimi për dhënie nga 50 euro si ndihmë për personat e prekur me COVID-19 dhe 100 euro për pensionistët e prekur po ashtu, do të merret në një mbledhje të jashtëzakonshme në javën e ardhshme.
Sipas Ahmetit, do të bisedohet ende për kriteret dhe modalitetet, kurse për pensionistët parashohin të japin nga 100 euro ndihmë.
“Sot, në takim me partitë politike, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, u dakorduam se vendimi për ndihmën prej 50 eurosh për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, të mërkurën, më 25 nëntor 2020. Deri të martën do të diskutojmë edhe më tutje për ta definuar modalitetin dhe kriteret. Një ndryshim që u diskutua sot është që vlera e ndihmës për pensionistë të infektuar me Covid-19 do të jetë 100 euro,” ka njoftuar Ahmeti.