in

Pse Specialja s'po i heton krimet e Serbisë në Kosovë

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve i Shteteve të Bashkuara po e konsideron të drejtë deklaratën e Daniel Serwerit se Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin e autorëve serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, porse një juridiksion të tillë s’po e zbaton dhe po ndjek vetëm shqiptarët.

Ky reagim vjen pas një shkrimi autorial të Daniel Serwerit, i cili duke komentuar aktakuzat e para ndaj udhëheqësve të UÇK-së, ka thënë se kjo gjykatë nuk është njëetnike dhe se ka juridiksion për gjykimin e krimeve të serbëve gjatë viteve 1998-2000.

“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit e quajnë atë gjykatë njëetnike”, shkruan më tutje në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Eliot Engel i cili është edhe drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme ditë më parë ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së që të hetojë punën e Speciales dhe që Washingtoni të ndërpresë bashkëpunimin nëse gjejnë që kjo gjykatë po ndjek vetëm shqiptarët.

Gjatë dy ditëve të fundit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli si dhe Jakup Krasniqi kanë dal para gjykatësve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.

Lini një Përgjigje

“Camp Nou” ka qenë shënjestër e një sulmi terrorist më 2017

Nga e mërkura në Shqipëri kufizohet lëvizja nga ora 22:00-06:00