in

“Camp Nou” ka qenë shënjestër e një sulmi terrorist më 2017

Qëllimi i sulmuesve ka qenë të sulmonin stadiumin “Camp Nou” më 2017, me një furgon, në të cilin do të vendoseshin bombat.

Kështu është deklaruar në gjyqin që po mbahet ndaj personave që shkaktuan sulmin terrorist në Barcelonë në vitin 2017.

Ky informacion fillimisht ishte zbuluar në vitin 2018 gjatë fazës së hetimeve, dhe tani është konfirmuar në gjyq.

Qëllimi i sulmuesve ka qenë të sulmonin “Camp Nou” me një furgon në të cilin do të vendoseshin bombat, vetëm tri ditë pas sulmeve të Ramblas.

Në ditën kur mendohej të bëhej sulmi, Barcelona priste në “Camp Nou” Real Betis, dhe në stadium ishin rreth 56 mijë tifozë.

Kujtojmë se në sulmin e La Rambla (Barcelonë, 17 gusht 2017), një 22 vjeçar që voziste një furgon, u mori jetën 13 personave, ndërsa plagosi të paktën 130 të tjerë. (Lajmi.net)

Lini një Përgjigje

Joe Biden: Refuzimi i Trumpit për të pranuar humbjen “një marrëzi”

Pse Specialja s'po i heton krimet e Serbisë në Kosovë