in

Nga e mërkura në Shqipëri kufizohet lëvizja nga ora 22:00-06:00

Masat do të jenë në fuqi të paktën deri më 2 dhjetor. Pas orës 22:00 mbyllen baret dhe restorantet, përveç shërbimit dhe shpërndarjes.

Prej së mërkurës në Shqipëri do të hyjnë në fuqi masat e reja shtrënguese që rikthejnë karantinën gjatë natës. Ministria e Shëndetësisë publikoi 2 urdhrat, përmes të cilave kufizohet lëvizja nga ora 22.00 deri në 06.00 si edhe përcaktohet orari i mbylljes së aktivitetit të bareve dhe restoranteve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto masa do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 2 dhjetor. Pas orës 22.00 do të mbyllen baret, fast food-et dhe restorantet përveç shërbimit të shpërndarjes që nuk ka kufizime. Për të lëvizur gjatë këtij orari për ata që janë në punë, apo për arsye shëndetësore duhet marrë një autorizim në e-albania.

Është e paqartë sa do të jetë gjoba për shkelësit e karantinës, por në muajin mars ato parashikonin një penalizim 10 mijë lekë të reja për shkelje të orarit policor pa arsye, tërheqje e lejedrejtimit, gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat, gjobë 5-10 milionë lekë të vjetra për bizneset ose deri në 2 vite burg për administratorët që nuk zbatojnë urdhrat dhe përsërisin shkeljen. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Pse Specialja s'po i heton krimet e Serbisë në Kosovë

Kreu i OEK-ut kundërshton Hotin për mbylljen e vendit