Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kundërshtuar me dy fjalë propozimet e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruar se vendi mund të mbyllet sërish në ditët në vazhdim pas rritjes së rasteve me koronavirus.
“Jo mbyllje”, ka shkruar Rukiqi në rrjetin e tij social, në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ai tha se pritet që masat e reja të hyjnë në fuqi brenda dy ditësh.
Kryeministri Hoti potencoi se i kupton shqetësimet e bizneseve, një numër i të cilave edhe kanë falimentuar gjatë kohës së pandemisë, porse primare është ruajtja e shëndetit publik.