in

Prishtina me rrugë të zbrazëta në mbrëmje e lëvizje minimale

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, vendi ka dy ditë që është i bllokuar, pas rritjes dramatike të numrit të rasteve me koronavirus.

Kjo masë do të jetë e zbatueshme deri të hënën në mëngjes në orën 05:00. Qeveria mori vendim që 6 komuna të futen në karantinë, një nga to edhe Prishtina, si qyteti me numrin më të madh të rasteve.

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë përdorur të gjitha kapacitetet e plota profesionale, për të monitoruar gjendjen, dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë.

Edhe në këto orë të mbrëmjes, qetësia po mbretëron në Prishtinë. Ka shumë pak lëvizje të njerëzve dhe pak makina.

Lini një Përgjigje

Zemaj: Të gjithë duhet të mendojmë për shëndetin publik

Për dy javë mbyllet çerdhja “Gëzimi Ynë” në Prishtinë