Pas masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, pezullimin e punës së restoranteve, kafeneve dhe lokaleve të tjera, që janë si burim infeksioni, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur kryetarët e odave ekonomike në Kosovë. Po ashtu në këtë takim ishin edhe Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe z. Hysen Sogojeva, kryetar i Odës Hoteliere të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Para marrjes së masave të reja kam takuar sot z. Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, z. Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe z. Hysen Sogojeva, kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës.
Secili nga ne ndiejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19
Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik.
Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne.
Edhe sot nga 1.794 mostra të marra brenda 24 orëve, 730 kanë rezultuar pozitiv, vetëm në Prishtinë janë 312 raste pozitive me Covid 19, shifra këto që na detyrojnë të jemi të sa më të kujdesshëm në respektimin e masave anti-Covid”.