in

Për dy javë mbyllet çerdhja “Gëzimi Ynë” në Prishtinë

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shendetësise Publike kanë konfirmuar se kopshti “Gëzimi Ynë” mbyllet në dy javët e ardhshme.

Kjo për shkak se tetë mësuese në këtë kopsht kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Po ashtu, sipas vendimit të IKSHPK’së, nga 21 grupe sa janë në këtë kopsht, 7 janë në vetizolim. Mësueset kanë rezultuar pozitiv prej datës 29 tetor deri më 7 nëntor, shkruan Gazeta Express.

IKSHPK ka rekomanduar që i gjithë institucioni parashkollor të kalojë në vetizolim.

Lini një Përgjigje

Prishtina me rrugë të zbrazëta në mbrëmje e lëvizje minimale

IKSHP: Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia