in

Presidenti Biden po shqyrton mundësinë e hakmarrjes, pas sulmit të hakerëve rus

Sulmi ndaj kompanisë më të madhe në botë të mishit JBS, e nxjerr tani edhe presidentin Joe Biden në skenë. Presidenti amerikan po shqyrton një kundërsulm – dhe për këtë po e kritikon Vladimir Putinin.

Me një sulm ndaj kompanisë më të madhe në botë të mishit JBS , hakerat paralizuan pjesë të mëdha të prodhimit në Amerikën e Veriut dhe Australi. SHBA dyshon se origjina e sulmit ndodhet në Rusi dhe është duke shqyrtuar masat e mundshme hakmarrëse.

“Ne po e shikojmë nga afër këtë çështje,” tha Presidenti i SHBA Joe Biden . Kur u pyet nga një gazetar, nëse Presidenti rus Vladimir Putin dëshironte ta testonte atë, përpara takimit të samitit të tyre brenda dy javësh, ai nuk e konfirmoi një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Biden, Jen Psaki u tha gazetarëve: “Presidenti është i bindur se Presidenti Putin luan rol në ndalimin dhe parandalimin e sulmeve të tilla.” Biden gjithashtu do t’i drejtohet Putinit pikërisht edhe për këto gjëra, në takimin e tyre të planifikuar në 16 Qershor në Gjenevë.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë jashtëzakonisht të tensionuara. SHBA akuzon Rusinë, ndër të tjera, për ndërhyrje në zgjedhjet e saj dhe sulmin e hakerëve në shkallë të gjerë në SolarWinds vitin e kaluar.

Sulmi me synim të përfitimit kriminal të parave

Kompania braziliane JBS e bëri të njohur sulmin e hakerëve përmes filialit të saj në SHBA. Sulmi goditi serverat në sistemet IT në Amerikën e Veriut dhe Australi.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, filiali i JBS i raportoi qeverisë amerikane se një organizatë kriminale “e mundshme me bazë në Rusi” ishte përgjegjëse për sulmin. Prandaj, kriminelët kibernetikë e lidhën sulmin e tyre me një kërkesë të përfitimit kriminal financiar. Në ndërkohë, JBS pretendon të ketë kapërcyer kryesisht pasojat e sulmit kibernetik. Të gjitha impiantet në SHBA do të duhej që të punonin me kapacitet të plotë përsëri që nga e enjëta, njoftoi kompania braziliane. Shumica e fabrikave po punonin përsëri me kapacitete të plota po të Mërkurën. Kjo përfshiu të gjithë prodhimin e mishit të derrit dhe pulave në botë, si dhe shumicën e fabrikave të mishit të viçit në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

Kur bëhen sulmet me softuerë shantazhi, kompjuterët kriptohen (bien nga sistemi) dhe sulmuesit kërkojnë para për lirimin e tyre. JBS njoftoi se softuerët rezervë me të dhëna të rezervuara nuk u prekën dhe u përdorën për të rivendosur sërish sistemet.

mmq / AFP / AP, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Çmimi “Kadare” është çmimi më i rëndësishëm në letërsinë shqipe

Viçi i artë