in

Peshkaqeni mbyti një njeri në plazhin australian

Një burrë në të 50-at ka vdekur nga plagët e tmerrshme pasi u copëtua nga një peshkaqen në një nga plazhet më ikonike të Australisë Perëndimore, njofton, News.com.au.

Burri 55-vjeçar peshkaqeni ia copëtoi kofshën dhe ia kafshoi dorën rreth orës 8.45 të mëngjesit me kohën lokale.

Ekipet e urgjencës u thirrën në plazh, por burri, i cili ishte një vendas i Broome, nuk mund të shpëtohej. Inspektori i policisë, Gene Pears tha se një çift në plazh panë disa “përplasje”, duke e nxitur burrin të hynte në ujë dhe të merrte trupin.

Ai e solli në plazh, ndërsa gruaja e tij thirri policinë dhe një ambulancë.”Ishte shumë e guximshme të hyja në ujë dhe të bëja atë që bënë ata”, tha policia.

Policia qëlloi ligjërisht në drejtim të peshkaqenit të gjatë 3-4 metra, i cili qëndroi në zonë për rreth gjysmë ore pas sulmit. Lloji i peshkaqenit mbetet i panjohur, ndërsa fatkeqi ishte 40 metra në det kur u copëtua. “Unë mendoj se ky është rreziku që ne marrim kur hyjmë në ujë, është një realitet”.

Pronari i pajisjeve të plazhit Daryl Roberson tha se ishte sulmi i parë i peshkaqenëve në zonën e nxehtë turistike. “Të ndodhë diçka e tillë është e pazakontë dhe vërtet shkatërruese”, tha ai.Sulmi ndodhi rreth 1.5 km në veri të Cable Beach.

Lini një Përgjigje

Terrori i firmës turke me energji elektrike

Ministrja Haradinaj-Stublla në Kroaci