Jemi në shekullin XXI nuk jemi në kohën e qirave e të bishtukut. Jemi në Evropë, nuk jemi në Anadoll.
Ka disa muaj që firma turke KEDS e ka sforcuar terrorin me energji elektrike. Na e ka nxirë jetën si në kohë lufte. Që nga fillimi, kur zyrtarët tanë ia dhanë pothuajse falas, në emër të privatizimit (kushtonte 3-4 miliard, ndërsa e bleu për 28 milion euro), ajo e menaxhoi keq energjisë elektrike. Katunde e qytete të tëra nuk kishin energji me orë, me ditë, madje edhe me javë. Arsyetimet janë të gjithfarëllojshme, por asnjëherë të qëndrueshme.
Muajve të fundit KEDSI-i turk e ka sforcuar terrorin, trafot prishën, teknologjia që e sollën nga Turqia, nuk funksionin si duhet, qytete e katunde e kanë rrjetin e energjisë për faqe të zezë, telat ngatërrohen si zorrët e gomarit, shpesh digjen, rrezikojnë qytetarët etj.
A ka shtet a pushet që ia këputë terrorin kësaj firme, apo që ia merre të drejtën e shpërndarjes së energjisë elektrike për keqmenaxhim dhe terror ndaj qytetarëve.
Jemi në shekullin XXI nuk jemi në kohën e qirave e të bishtukut. Jemi në Evropë, nuk jemi në Anadoll.
G.M.