in

Përballja e shekullit në mes Albin Kurtit dhe Vuçiqit !

Sherif Ramabaja

Më në fund do ta kemi duelin e shekullit. Në OKB do të përballen elefantët e Ballkanit, me të vetmin qëllim që të korrin fitore kundër njëri – tjetrit.

Ballafaqimet e tyre në kuadër të EU, mbaheshin larg opinionit, kurse ky do të jetë rasti për një dyluftim të hapur.

 Armatosja është bërë nga të dytë. Aty ku do të çaloi vuçiqi, do ta ketë përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës, kurse Albin Kurti ? Ndoshta do ti mungoi përkrahja direkte, sepse nuk i kishte dëgjuar këshillat e QUINT – it, EU, SHBA etj. por të vërtetën, faktet dhe oratorinë do ti ketë të vetat.

 Qëllimi i tij do të jetë që ta demaskoi Vuçiqin para tërë botës, ky rast është i vetëm dhe duhet shfrytëzuar, qoftë edhe nëse e tërë bota kundër Kosovës dhe tij është.

Në politikë murit nuk i bihet me kokë, se e tërë bota e njeh agresionin rus kundër Ukrainës, por propaganda e fuqishme ruse, popujve dhe shteteve të ndryshme të cilat janë labile u servonte gënjeshtrën se po e luftonte nazizmin.

Në realitet sot Rusia është vetë një shtet nazist dhe fashist. Këtë e thotë dhe e vërteton e tërë bota demokratike.

Kurse Serbia? Serbia është një satelit i Rusisë, që në shumë raste me të gjitha të zezat, ia kalon edhe vetë Rusisë.

Prandaj dueli i Albin Kurtit dhe Vuçiqit do të jetë historik, kurrsesi nuk do të trajtohet vetëm si një duel i zakonshëm, por do të hyjë në analet e shekullit, ku shumë gjëra mund edhe të kristalizohen.

Është mundësia që në këtë rast Serbisë t´i merret primati i viktimës, që në emër të këtij termi ka bërë pushtimin e tokave shqiptare, ka bërë masakra ndaj popullsisë civile, ka bërë asimilime, ka bërë dëbime, i ka përvetësuar manastiret dhe kishat shqiptare dhe i ka bërë kolonizimet.

Të gjitha këto Vuçiqi dhe Serbia i dinë, po ata duke e falsifikuar historinë, nisen nga e vërteta e tyre, së cilës i mungon baza historike.

Tash duke u nisur nga realiteti i sotëm duhet demaskuar po ashtu lëvizjet e tyre ushtarake, armatimin, manipulimin e popullsisë serbe në Kosovë, kërcënimin e përditshëm me ndërhyrje ushtarake, në emër të mbrojtjes së popullsisë serbe, arsyetim po ashtu edhe i Rusisë për ndërhyrje dhe agresion ndaj fqinjëve.

Dueli i elefantëve të Ballkanit nuk pritet t´i zgjidh problemet mes Kosovës dhe Serbisë, sepse ata nuk janë të interesuar për marrëveshje.

 Për Kurtin është me rëndësi që para botës ta paraqes politikën e Vuçiqit lakuriq, ashtu siç është në realitet, kurse Vuçiqi me ndihmën e Rusisë, Kinës, Iranit, Koresë Veriore etj. do të përpiqet që të fitoi përkrahje, që pastaj të bëjë trysni ndaj EU dhe SHBA. Ky është qëllimi i tij, t´i tregoi perëndimit që pas e ka Rusinë dhe Kinën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

A po përgatitet opozita ta bombardoj Kurtin!

Kur Putini intervistohet nga Carlson, është i vetëdijshëm që përballë ka një idiot