in

A po përgatitet opozita ta bombardoj Kurtin!

Sherif Ramabaja

Sulmet e opozitës ndaj Kurtit që nga marrja e pushtetit ishin konstituive, po asnjëherë nuk arritën efekt. Më tepër këto sulme u ktheheshin bumerang , sesa arrinin ndonjë rezultat.

Asociacioni me kompetenca, pa kompetenca ishte arma kryesore e tyre të cilën e përdornin, edhe pse vetë e kishin firmosur më 2013 një marrëveshje të tillë.

Po sot: dje ishin teneqet, kurse sot dinari. Po të tërhiqet nga vendimi, do të bombardohet nga opozita, po nuk u tërhoq, po ashtu do të bombardohet me arsyetimin: na i largoi miqtë. Na prishi me ndërkombëtarët. Ai doli edhe kundër SHBA etj.

 Mjafton vetëm një temë apo veprim i Kurtit që Serbia dhe Vuçqi ta alarmojnë botën gjoja se shqiptarët duan t´´i ndjekin serbët nga Kosova.

Pre e një propagande të tillë shpesh kanë rënë edhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë dhe të EU, po kësaj here si duket edhe ambasada e SHBA.

E drejta është në anën tuaj, po pritni një moment të volitshëm, është propozimi i përhershëm i ndërkombëtarëve. E ku ka moment më të volitshëm se tash. Putinit të Ballkanit, Vuçiqit, iu ka ndez bishti nga opozita e vetë, së cilës ia grabiti zgjedhjet.

Putinit rus po ashtu iu ka ndezur edhe shtëpia e vetë, prandaj për Ballkanin nuk mund të ketë moment më të volitshëm. Vetëm u duhet bashkërisht të ngriten që ta gjunjëzoj Serbinë njëherë e përgjithmonë.

Po ku është opozita e Kosovës? Duke e kërkuar identitetin e vetë, duke iu bashku gjykimit të ndërkombëtarëve ndaj mazhoracës, apo po e ndan të njëjtin mendim me Vuçiqin?!

Sikur opozita të ishte në një linjë me interesin kombëtar, do ta shfrytëzonte shansin që t’i përkrahte vendimet e qeverisë dhe të presidentes.

Po të ndodhte kështu secili në zgjedhjet e ardhshme do të shikonte ta balanconte pushtetin dhe t´i ndante votat proporcionalisht edhe për opozitën, por kur e shohin se në çfarë mjerimi politik ndodhen, do t´u ikin edhe ata pakë vetë të cilët u kanë mbetur.

Askush nuk do të dëshironte që të vendoste ndryshe nga qëndrimet e SHBA dhe EU, por ata e ndjekin linjën e tyre e cila ndoshta me decenia do të zgjaste. Në vitet e 90, po ashtu përafërsisht e njeta gjendje ishte: Ne shqiptarët e vërenim se Jugosllavia kishte vdekur, kurse perëndimi mundohej ta ngjallte viktimën.

Në Rambuje Kosovës i afrohej vetëm autonomia, po Serbia i donte të gjitha sepse pas e kishte Rusinë, por humbi edhe më shumë.

Sot është koha që të gjunjëzohet Serbia. Sot ose kurrë. Po nuk u gjunjëzua sot do të ngjallet sërish Rusia dhe do ta merr sërish rolin hegjemonist ndaj shqiptarëve.

Po erdh Trump në pushtet, për të cilin janë të interesuara Rusia e Serbia, Rusisë do ia dhuronte Ukrainën kurse Serbisë jo vetëm Kosovën, po tërë Ballkanin. Ai haptas ka bërë me dije: e vetmja që i intereson është vetëm Amerika. Ai edhe NATO – n do ta shuante, prandaj vishuni trash nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Këtë për çdo ditë po na e rikujtojnë edhe personalitete të shquara amerikane.

Rugova e kishte Serbinë në Kosovë dhe organizonte zgjedhje të lira dhe referendum për pavarësi, kurse sot e kemi policinë dhe ushtrinë të armatosur deri në dhëmbë.

Jo uniteti i faktorit shqiptar ka qenë pengesa më e madhe për pësimet që i kemi përjetuar deri sot. Zot, kur do të mbushen mend shqiptarët? Kurrë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Gafa e Policisë së Tiranës, aktori nga Kosova tregon se i terrorizuan për 10 orë

Përballja e shekullit në mes Albin Kurtit dhe Vuçiqit !