in

Partizani francez rrëfen pas 80 vitesh vendin e ekzekutimit të 40 gjermanëve

Së shpejti do të nisin gërmimet për të gjetur eshtrat e të paktën 40 gjermanëve që u ekzekutuan nga Rezistenca Franceze në qershor 1944. Kjo vjen pas rrëfimit të një ish-luftëtari të Rezistencës, i cili kohët e fundit theu heshtjen që zgjaste 8 dekada duke zbuluar se si gjermanët u qëlluan në një pyll pranë Meymac në Francën qendrore.

Edmond Réveil, 98 vjeç, është anëtari i fundit i mbijetuar nga dega lokale e grupit të rezistencës FTP (Francs et Tireurs Partizans) dhe personalisht dëshmoi ekzekutimin masiv në një vend të quajtur Le Vert. Në një dëshmi të regjistruar, Réveil përshkroi sesi detashmenti i tij prej 30 luftëtarësh po shoqëronte të burgosurit gjermanë nëpër fshatrat në lindje të Tulle kur erdhi urdhri për t’i vrarë.Komandanti i detashmentit, emri i koduar i të cilit ishte Hannibal, “qau si fëmijë kur mori urdhrin. Por kishte disiplinë në Rezistencë”, kujtoi Reveil.

“Ai kërkoi vullnetarë për të zbatuar urdhrin. Çdo luftëtar kishte dikë që duhet të vriste. Por ishim disa prej nesh që tha se nuk do të merrnim pjesë dhe unë isha një prej tyre. Ishte një ditë tmerrësisht e nxehtë. Ne i bëmë ata të gërmojnë varret e tyre. Ata u vranë dhe ne hodhëm gëlqere mbi ta. Më kujtohet se kishte erë gjaku. Nuk folëm më për këtë histori” – ka rrëfyer ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kosova nikoqire e “Defender Europe 23”, merr pjesë me mbi 1300 ushtarakë

Shpikësi i ChatGPT ngre alarmin: jemi në rrezik nga AI