in

Kosova nikoqire e “Defender Europe 23”, merr pjesë me mbi 1300 ushtarakë

Nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe `23”. RTK-ja e ka të drejtën ekskluzive për ta përcjellë këtë aktivitet.

Kolonel, Ejup Maqedonci, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në emisionin “Lajmet e Fundit” në RTK, tha se “Defender Europe ’23” është një ushtrim që realizohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, e ku marrin pjesë edhe vende të ndryshme të NATO-s, vende nga Evropa por edhe Afrika.

“Kosova merr pjesë për herë të dytë në këtë ushtrim. Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë pjesëmarrëse edhe në “Defender Europe `21”, por atë vit mori pjesë me një numër shumë më të vogël të pjesëtarëve, kurse kësaj radhe do të jetë më ndryshe, si për kah numri i pjesëtarëve ashtu edhe për nga numri i njësiteve”, tha Maqedonci.

Qëllimi i këtij ushtrimi, sipas kolonel Maqedoncit, është rritja e e ndërveprueshmërisë në mes partnerëve dhe NATO-s, si dhe rritja e gatishmërisë operacionale, që ka për synim për t’iu kundërvënë rreziqeve që mund ta kërcënojnë Evropën.

Ai sqaroi se ky ushtrim mbahet çdo vit, në vitet qift mbahet në Evropën veriore, kurse në vitet tek në atë jugore dhe lindore.

“Kosova do të merr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë. Do të jemi prezent me një zbarkim të pjesëtarëve tanë në Maqedoninë Veriore, me një njësi në Shqipëri, si dhe një njësi zbarkim në Kroaci”, tha ai.

Tutje Maqedonci shtoi se ushtrimet për “Defender Europe `23” në FSK kanë filluar para një viti e gjysmë. Me këtë rast, sipas tij, do të certifikohen edhe kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregohet shkalla e ndërveprimit ushtarak përkrah forcave të shteteve partnere.

Maqedonci tha se furnizimi me armatime ka vazhduar me vite, e tani Kosova po pajiset edhe me dron dhe kjo është miratuar nga institucionet e shtetit.

Kosova, pra do të jetë nikoqire e kësaj ngjarje ushtarake me peshë e cila drejtohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, dhe që përfshinë ushtritë e 25 shteteve, me pjesëmarrjen e mbi 22 mijë ushtarakëve. Ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”do të mbahet të dielën më 21 maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

A mori fund Revolucioni i Berishës?!

Partizani francez rrëfen pas 80 vitesh vendin e ekzekutimit të 40 gjermanëve