in

Numër i lartë në RMV, 25 viktima dhe 1.182 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.182 raste të tjera me koronavirus (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 53.631.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 25 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.487.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 31.659, përfshirë 707 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 20.485.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.109 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 309.590.

Lini një Përgjigje

Zemaj apelon të zbatohen masat kundër koronavirusit

IKSHP: Qytetarë, bartni maskat kudo që gjendeni