in

Zemaj apelon të zbatohen masat kundër koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në Kosovë respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur.

“Rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj”.

“Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena”.

“Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe numrat nuk do të ulen. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

 

Lini një Përgjigje

Brenda gjashtë muajsh konfirmohet ose hidhet poshtë aktakuza ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Numër i lartë në RMV, 25 viktima dhe 1.182 raste të reja me koronavirus