in

IKSHP: Qytetarë, bartni maskat kudo që gjendeni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar qytetarët që të mbajnë maskat si në ambiente të hapura, ashtu edhe në të mbyllura. E gjithë kjo ka pasuar pas numrit të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin.

IKSHPK, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët e Kosovës, duke ruajtur grupmoshat e rrezikuara nga virusi.

“Qytetarë të dashur! Mbani maska, mbroni të afërmit tuaj! Maskat janë të obliguara kudo! Mbani distancën! Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë! Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit! Ruani veten dhe të afërmit tuaj! Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj!”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Lini një Përgjigje

Numër i lartë në RMV, 25 viktima dhe 1.182 raste të reja me koronavirus

Shënohet 112-vjetori i Kongresit të Manastirit