in

Nuk mund të shfajësohemi

Dibran Gashi

Shfajësimi i shqiptarëve si komb, milet, bashkësi fetare, politikë e pushtet ndërlidhur me krimet që bënë e po bëjnë të rinjtë terrorist etnik shqiptar, në emër të islamit politik është absurd dhe i turpshëm.

Shumica jonë injektojë (gjenerojë) apo e pranojë në heshtje e me indiferencë mbjelljen e kësaj të keqeje për 20 vite pa u ndalur, me shplamje të trurit të tyre. Ja rezultati; çka keni mbjell po korrni.

Nëse distancoheni dhe i ikni përgjegjësisë kolektive për këto akte terroriste ‘individuale’ duke harruar se sa shumë investuat në ta për t’u bërë të tillë, ju i keni lënë derën hapur kësaj murtaje të marr të rinjtë në duart e veta…

Nëse pranoni përgjegjësinë, ju do të punoni ditë e natë individualisht, familjarisht, kolektivisht, politikisht, shtetësisht (ligjërisht) e intelektualisht që ta hiqni qafe këtë ogur të zi që i varet vetes në qafë.

Bota nuk ju fajëson kolektivisht, me çka ju po ndieni relaksin e shfajsisë, por kjo assesi nuk ua zgjidh problemin, sepse ju do të vazhdoni të paguani tagrin e të keqes që i gjeneruat lules së rinisë tuaj me pasoja të rënda dhe të trishta për ardhmërinë në interes kombëtar e shtetëror.

Lini një Përgjigje

Ibrahimoviq dështoi për herë të tretë në penallti

Rashica, Paqarada dhe Muriqi do të mungojnë për Kosovën