Zllatan Ibrahimoviq ka vendosur të heqë dorë nga përgjegjësia e gjuajtjes së penalltive për Milanin, pasi e humbi penalltinë e tretë në këtë fillim sezon të dielën.
Megjithatë, sulmuesi suedez e shpagoi veten duke shënuar gol me kokë në kohën shtesë për t’ia siguruar Milanit një barazim 2:2 me Hellas Veronën në San Siro. Humbja e penalltisë në minutën e 66-të nga suedezi veteran nuk e mposhti Milanin, pasi kuqezinjtë bwnw barazim, edhe pse po humbnin 2:0 pas pjesës së parë.
Ibrahimoviq i ka humbur katër prej gjashtë penalltive të fundit dhe tani e ka pranuar se penalltinë e radhës do t’ia lërë bashkëlojtarit Franck Kessie. “Jam i zemëruar, natyrisht, sepse barazimi i sotëm nuk është i mjaftueshëm”, tha ai.