in

Nesër do të mbahet mësim i rregullt

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kanë bërë të ditur se në të gjitha institucionet arsimore në vend, ditën e nesërme do të punohet me orar të rregullt.

Përkundër që nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, është thënë se të hënën do të pushohet për shkak të festës së 28 nëntorit, vendimi për zhvillimin e mësimit do të duhet të përfillet nga të gjithë.

“Dita e hënës është ditë e rregullt e punës në të gjitha institucionet shtetërore. Në institucionet arsimore në të gjitha nivelet do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti-Covid të ndërmarra nga Qeveria”, ka thënë Antigona Baxhaku, këshilltare politike e kryeministrit Avdullah Hoti.

Lini një Përgjigje

Shoqërohet në polici komisionerja e VV’së në Mitrovicë të Veriut

Në Podujevë votuan 40.51% e votuesve, në Mitrovicë të Veriut 39.14 %