in

Në Podujevë votuan 40.51% e votuesve, në Mitrovicë të Veriut 39.14 %

 

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënëtë dielën se procesi zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut ka kaluar paprobleme.

Pas përmbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, Daka kathënë se gjatë tërë ditës janë raportuar vetëm gjashtë incidente të vogla gjatëditës, të cilat sipas saj nuk cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

Daka mes tjerash ka njoftuar se në Podujevë, të drejtën e votëse kanë shfrytëzuar 40.51 për qind e votuesve, apo 35,400 persona.

Në Mitrovicë të Veriut ndërkaq, është thënë se kanë votuar 39.14për qind e votuesve apo 9,124 persona.

Lini një Përgjigje

Nesër do të mbahet mësim i rregullt

Shtyrja e Lojërave Olimpike kushtoi rreth 2 miliardë dollarë