in

Shoqërohet në polici komisionerja e VV’së në Mitrovicë të Veriut

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branisllav Radoviq ka konfirmuar për KosovaPress, se një person i gjinisë femërore me inicialet S.G, është shoqëruar në polici, e cila me gjasë dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor.

“Një komisionere e VV është shoqëruar në polici që dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor. Pas marrjes së deklaratës ajo është liruar menjëherë, ndërsa prokurori është njoftuar dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Radoviq për KosovaPress.

Lini një Përgjigje

Ministri Zemaj paralajmëron masa të reja nga e hëna

Nesër do të mbahet mësim i rregullt