Në bazë të këtyre rezultateve, Biden po i afrohet numrit të 270 votave elektorale, të nevojitura për të shpallur fitoren, derisa për momentin ka 253.Aktualisht ai po prin në dy shtete, nga 6 në të cilat po vazhdojë numërimi.
Nevada është shtet që ka pak vota elektorale, 6, ndërsa Arizona ka 11. Deri më tani janë numëruar 86% e votave në të dyja shtetet derisa Biden ka epërsi bindëse në Arizona, por rezultati është shumë i ngushtë në Nevada. Me fitimin e këtyre dy shteteve Biden do të siguronte pikërisht 270 vota elektorale dhe do të ishte presidenti i ri i SHBA-së.