in

Qeveria s'ka ndihmuar shumë biznese nga Fondi i Rimëkëmbjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar në shtator vendimin që do të ndihmonte bizneset, që janë prekur nga Covid -19, përmes Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Bizneset të cilat kanë pasur humbje si pasojë e pandemisë me COVID-19 do të ndihmohen nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës në bazë të listës së numrit të punëtorëve të regjistruar që kanë kompanitë, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Për këto biznese, Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit, ka ndarë një shumë prej 60 milionë euro, ku është paraparë që të fitojnë mbi 90 mijë biznese me mbi 200 mijë punëtorë, shkruan Gazeta Scanner.

Ministria e Transfereve, që është përgjegjëse për ekzekutim, disa herë ka kërkuar që bizneset të bëjnë përditësimin e të dhënave në sistemin EDI të ATK-së.

“Me qëllim të mundësimit të ekzekutimit të mjeteve në shumën prej 60 milionë euro, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 të datës 28.09.2020, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive, Ministria e Financave fton bizneset e Republikës së Kosovës që të bëjnë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës. Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejtë do t’i mundësojë MF-së që ta realizojë ekzekutimin e shpejt të pagesës, duke evituar vonesat eventuale të krijuara për shkak të të dhënave të gabuara që mund të figurojnë në sistemin EDI (sikurse nr. i xhirollogarisë bankare, nr fiskal etj.) Pagesa për bizneset do të realizohet një herë dhe nuk do të ketë nevojë për aplikim nga kompanitë, sepse ato do të kualifikohen me automatizëm nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin e Qeverisë Nr. 10/33 të datës 28.09.2020”.

Lini një Përgjigje

874 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Nëse Biden fiton në Nevada e Arizona bëhet president i ri i SHBA