in

Në Samitin e Sofjes, të martën, mblidhen të gjithë liderët e Europës

Samiti i Sofjes zhvillohet nesër dhe mbledh në videokonferencë liderët e Europës. Në të përveç të tjerëve do të marrin pjesë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E marta shënon një moment të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi do të zhvillohet Samiti i Sofjes në Bullgari, i cili është vazhdimësi e procesit të Berlinit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.

Pjesë e këtij samiti do të bëhet dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Tema kryesore e këtij takimi të liderëve të rëndësishëm të rajonit dhe Europës do të jetë Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi do të jetë virtual. Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, dhe liderë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Lini një Përgjigje

Thaçi: Akuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm

KMDLNj: Mbyllja e bizneseve pa kompensim nga Qeveria, varrmihëse e shumë bizneseve