in

“NATA E PARË” E DEMOKRACISË SHQIPTARE

(Karikatura: Agim Sulaj)

Shkëlzen Halimi

Rrënimi i shoqërisë shqiptare që pluralizmin dhe demokracinë i kishte konsideruar si elemente çliruese, filloi atëherë kur nisi keqpërdorimi pikërisht i pluralizmit dhe demokracisë. Fatkeqësisht, periudha e pluralizmit ishte periudhë e zymtë, periudhë e ngecjes. Ishte e pamundur që në demokracinë e xhunglës, ku mbijeton vetëm më i fuqishmi, të prodhohej diçka e mirë që do ta ushqente indin kombëtar. Shqiptarët që u ngjitën në pushtet prodhonin vetëm politikë ditore që nuk vlente as si ushqim për gjallesat një-qelizore.

Nga ana tjetër, alarmi për krizën brenda shoqërisë shqiptare që moti kishte filluar të jehojë. Por, ishin vetë shqiptarët që çuditërisht nuk e dëgjonin atë zë, sepse ata që ishin ngulitur në pozitat udhëheqëse, politikën do ta kuptojnë si instrument për realizimin e interesave personale e grupore. Pikërisht ata do të shquhen për veprime mesjetare.

Është e dhimbshme, por shqiptarët akoma nuk e kanë përjetuar “natën e parë” të demokracisë shqiptare, e cila vazhdon të përpëlitet midis ushejzave të droguara nga pushteti. Nga kujtesa shqiptare kishin ikur edhe ato ngjarje, përkatësisht pësime, prej të cilave duhej të nxirrnin mësime. Ikja zakonisht mbulohej nga harresa…Gabimet e shumta do të jenë rrjedhojë e injorancës totale. Manifestimi në vazhdimësi i padijes tregoi qartë nivelin e mjerimit, nga i cili shqiptarët edhe shumë kohë nuk do të mund të dalin. (2019)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Hoxha- imami arab në Gjermani urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave!

Manastiri i Deçanit, ndërtuar nga arkitekti Vito Kuçi