in

Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar lidhur me rastet e verifikuara të plagjiaturave nga ana e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës.

“Me shqetësim kam pranuar njoftimet për verifikim të rasteve të plagjiaturës nga ana e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës.  Ndonëse plagjiatura konsiderohet si forma më e rëndë e shkeljes së etikës akademike, jam e vetëdijshme se trajtimi i denoncimeve për plagjiaturë nga organet përkatëse të institucioneve akademike është sfidues” ka deklaruar ajo.

Tutje ministrja Nagavci theksoi se mirëpret shqyrtimin e rasteve nga Këshilli i Etikës të UP-së, duke konsideruar njëherit se masat e shqiptuara të pezullimit nga mentorimi i punimeve të diplomës nuk janë adekuate, sepse nuk shpërfaqin gjykimin shoqëror në raport me praktikat e tilla brenda komunitetit akademik dhe nuk i dekurajojnë ato.

 “Si ministre e Arsimit do t’i drejtohem Këshillit Drejtues të UP-së me kërkesë që të gjitha organet e universitetit t’i trajtojnë me seriozitet këto dhe rastet e ngjajshme.

Me Projektligjin e ri për arsimin e lartë, i cili së shpejti do të jetë në diskutim publik kemi paraparë masa të veçanta për parandalimin e të gjitha formave të cenimit të integritetit akademik, përmes formimit të Komitetit Etik në nivelin qendror, si dhe obligimit që të gjitha institucionet e arsimit të lartë të kenë këshilla të etikës.

Gjendjen në Universitetin e Prishtinës nuk e kemi të mirë dhe kjo është evidentuar së fundmi edhe në ranglistën prestigjioze “Webometrics”, sipas të cilës vazhdon rënia e UP-së në rangim. Kjo është e papranueshme dhe s’mund të vazhdojë. Urgjentisht duhet të bëjmë ndryshime që të përmirësojmë këtë gjendje”, theksoi, mes tjerash ministrja Nagavci.

Ajo, ndër të tjera ka potencuar se në stafin akademik duhet të jenë persona me integritet e kredibilitet të lartë profesional e personal, duke shtuar se angazhimi i Ministrisë, që udhëheq ajo, për të përmirësuar këtë gjendje do të jetë këmbëngulës e pa hezitim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dha çmimin “Guximi Intelektual 2021” për Jusuf Buxhovin

Hoti i përgjigjet islamistit Husamedin Ferrajt, ia përmend përshëndetjen me grusht para trupit të Enver Hoxhës