in

Hoti i përgjigjet islamistit Husamedin Ferrajt, ia përmend përshëndetjen me grusht para trupit të Enver Hoxhës

Islamisti Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosja, ka sulmuar ish kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, duke thënë se ai merr “urdhëra” nga ish i dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ndaj kësaj ka reaguar vetë Avdullah Hoti, duke thënë se ata që gjithë jetën nuk kanë guxuar as të mendojnë pa marrë urdhra mendojnë se edhe tjerët veprojnë njëjtë.

Hoti po ashtu ka kujtuar kohën kur Feraj bënte përshëndetjen me grusht para trupit të Enver Hoxhës.

“Ata që gjithë jetën nuk kanë guxuar as të mendojnë pa marrë urdhër, e janë betuar për zbatim të urdhërave edhe para padronit të tyre të vdekur, kujtojnë se të gjithë janë si ata – relikte të së kaluarës të dhimbshme për popullin shqiptar dhe robë në mendje e shpirt. Paguhen nga taksat e qytetarëve, e merren me shpifje e konspiracione ndaj kundërshtarëve politik”, ka thënë Hoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP

Dua Lipa informon 85.7 milionë njerëz se Kosova s`ka liberalizim vizash