in

Dua Lipa informon 85.7 milionë njerëz se Kosova s`ka liberalizim vizash

85.7 milion njerëz në tërë botën, në këtë moment janë duke e parë se kosovarët janë të vetmit që nuk kanë liberalizim të vizave.

85.7 milion njerëz që janë duke e parë në këtë moment se në Prishtinë do të mbahet një koncert ku do të përformojë ylli botëror që këtë qytet e quan shtëpi të saj.

Këtë është duke e bërë në këto momente, Dua Lipa, prishtinasja me famë globale e cila është duke përdorur llogarinë e saj zyrtare në instagram, që të njoftojë miliona njerëz në botë se ku ndodhet Kosova.

“Më lini të lirë”, është mesazhi që ajo dhe organizatorët kanë vendosur që të përçojnë tek miliona njerëz në mbarë botën.

“Bashkojuni thirrjes-pa viza për Kosovën”, shkruan në një postim tjetër në llogarinë e saj në instagram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Hoti i përgjigjet islamistit Husamedin Ferrajt, ia përmend përshëndetjen me grusht para trupit të Enver Hoxhës

Presidentja Vjosa: Faleminderit Dua që po iu bashkohesh thirrjeve tona për liberalizimin e vizave