in

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dha çmimin “Guximi Intelektual 2021” për Jusuf Buxhovin

Në 76 vjetorin e tij të lindjes, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka ndarë çmimin “Guximi Intelektual 2021” për intelektualin Jusuf Buxhovi.

Gjatë ndarjes së këtij çmimi, kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Sefa, u shpreh se intelektuali Buxhovi e shpreh në vazhdimësi guximin e tij në shkencë, letërsi dhe zhvillime politike 

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh i lumtur dhe mirënjohës për këtë çmim të ndarë nga kjo shoqatë, për njeriun më të merituar të mundshëm. 

“Ne mburremi me vlerat tuaja intelektuale Jusuf Buxhovi! Gjithçka keni arritur me forcat tuaja dhe shteti duhet t’i mbështesë personalitetet si ju”, u shpreh ndër të tjera kryetari Gjini.

Pas marrjes së çmimit, intelektuali Jusuf Buxhovi ka prezantuar para të pranishmëve temën “A është zgjedhur rruga e duhur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Aksident i rëndë në Prishtinë, vdiq një këmbësor 19-vjeçar

Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP