Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë homazhe në Universitetin e Arteve në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kompozitorit të njohur, Avni Mula.
“Me nderimin më të lartë për veprën e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës sot, kryeministrit Hoti, isha për homazhe në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit muzikor Avni Mula”.
“Kënga e tij qe frymëzim i atdhedashurisë ndër breza, për bashkim andej e këndej kufirit andaj humbja e tij është humbje për familjen dhe për artin në përgjithësi, kudo ku ka shqiptarë”.
“I përjetshëm kujtimi për këtë mjeshtër brilant!”, ka shkruar Dumoshi në rrjetin social Facebook.