Telekomi i Kosovës goditet për herë të dytë nga Dardafon me zbrazje të llogarisë.Gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka zhvilluar takime intensive për ta bindur Dardafonin që të nënshkruajë marrëveshje për të cilën tashmë ishin dakorduar në prani të Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.Marrëveshja ishte që pagesa të bëhet në afat prej 24 muajsh, por si duket në fund nuk arritën ta bind Dardafonin për nënshkrim të marrëveshjes ku këta fillimisht kanë bllokuar llogaritë, ndërsa sot edhe i zbrazën.Me zbrazjen e sotme të llogarisë Dardafon fillimisht ka lënë pa paga 2.300 punëtorë të Telekomit dhe më shumë se 1.000 të Postës së Kosovës.Telekomi në këtë rast ka qen i pafuqishëm që të marrë çfarëdo vendimi që do ta parandalonte një gjë të tillë, shkruan Ekonomiaonline.Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke përfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveç tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të reagojë dhe zgjidhë këtë çështje.