in

Grenelli me la pa disa fansa

Gani Mehmetaj 

Ra Grenelli që ua kërkoi votat shqiptaro-amerikanëve dhe unë mbeta pa dy-tre dashamirë (fansa). Me kritikuan pse e shpërndava këtë lajm amerikan në “Dardania Press”. Shpërndava edhe disa lajme për Bajdenin, ku mbështetësit e tij ua kërkonin poashtu votat shqiptarëve, portalet nuk duhet të mbajnë anë, sepse dalim qesharak si Edi Rama para katër vitesh dhe Albin Kurti para disa javësh, pavarësisht simpative që kemi.

O shqiptarë militantë partish: Grenelli, Trampi, Bajdeni etj. nuk janë as pro serbë as pro shqiptarë, ata janë amerikanë. Interesat amerikane, përputhen me interesat  tona. Dhe kjo është fatbardhësi. Do të ishte tragjike të ishte ndryshe. Pse i prini të mbrapshtës?

Do të ishte gabim fatal  sikur t’ia përplasnim derën Trampit në shtator, apo këshilltarit Grenell. Këtë do ta bënte vetëm Enver Hoxha në kohën e Miladinit.    Prapë u mbeti hatri disa fansave të mi, sepse donin që shqiptarët të mos shkonin në Uashington. Mu hodhën thua se unë e caktova takimin në Uashington.

 Nuk po e ve foton e Grenellit, sepse prapë do të me sulmojnë.

Lini një Përgjigje

Ministrja Dumoshi bëri homazhe për Avni Mulën në Tiranë

Zhelko Komshiq: Kosova është një shtet i pavarur