in

Kryezinjtë e Gjakovës – sipas autorit Mithat Begolli! (1)

Shkruan av. Zanfir Kryeziu

Kryezinjtë e Gjakovës ishin një familje fisnike qysh para periudhës, kur në këto troje sundonte Perandoria Osmane.

Në histori kjo familje del nga Fisi i Buzëzezëve, që “binte në fiset arbërore, që ishin konsoliduar dhe zinin vend kryesor në jetën politike e ekonomike të mesjetës. Me këtë fis njihemi nga dokumentet e shekullit XIV[1]… 

 

Autori i monografisë për “Derën e Gjon Buzukut”, autorit të dokumentit të parë të shkruar në shqip “Meshari” të vitit 1555, provon se “Së pari na rezulton sevast[2] Tanush Buzëzesi i shekullit XIII, për të cilin njohësi i mirë i historisë mesjetare ballkanike, Milan Shuflai, na thotë se ai është pjesëtar i familjes me emër të njëjtë në territoret e Shkodrës. Buzëzezët shfaqen përkrah fiseve e dyerve më të shquara të njohura në shekujt e mesjetës. Eqrem Çabej thotë: ‘Historia e fiseve shqiptare, d.m.th. historia e pashkruar e Shqipërisë, ndodhet ende në errësirë… pas fiseve ilire, që i njohim, shtrat i dytë janë 13 fiset që përmenden më 1304.` Çabej, ndër këto fise, rendit edhe Buzëzezët.”[3]

 Buzëzezajt kishin në krye të fisit një SEVAST, që do të ishte i radhitur para shekullit XI si fis i afirmuar në radhën e aristokracisë shqiptare nga shekulli XI deri në shekullin XV. Ishte i ndarë në tri degëzime:   

Buzëzezajt Bushati, Ziu  Rënesi- (Buza, us-sati) (Zezaj-Kryeziu)                      Buzuku  Zezët

“Pinjollët e këtij fisi të lashtë, me emrin Ziu (Zezaj) na shfaqet me seli në fshatin Zezaj, me shtrirje në vendbanimin e qytetit të sotëm të Pukës, por banorë me këtë emër e nga kjo familje ka edhe në fushën e Zadrimës, në dy krahët e Drinit (Autori J. Brahaj nën fusnotë thotë: “Në fshatin Sancto Auricio; Giergi Crusio (f.70), në Copenico, Pal Exi (Ziu), (f.76), në Barbarossi, Zorzi Yzi (f.123), në Valmi, Georgi Sesa, në Reci, Marin Ysi (f.140 etj. Shih Catasto veneto di Scutari e registrum concessionum 1416-17, Scutari, 1914.).

Shekulli XV, kur i njohim këto degë të fisit amë, janë dy shekuj vazhdimësi, me shumimin e ndarjes në degëzime, ku nga një kryetar fisi, me titullin e lartë të fisnikërisë sevast, tashmë edhe për degëzimet ruhet e faktohet  titulli krye (krerë) dhe zotni, për dyer të ndara, që u trashëguan, nga kjo derë e Mesjetës. Për Bushatët kemi “Kryebushatët”, që i kanë dhënë edhe emrin një lagje të fshatit dhe për Ziun (Zezajt) kemi Kryezezët, që i njohim në këtë shekull (XV) e në vazhdim, si zotër e pronarë të viseve malore, që ishin pjesë e pronave të derës së Buzëzezëve të shekujve  XI, deri në shkapërderdhjen e kësaj bashkësie. Zezajt u trashëguan si zotër të Dheut (krahinës) të Pukës së sotme, me pronë e kullota të Malit të Tejbunit. Por, në ndarjen e pronës, shekuj më parë u është lënë edhe një pjesë e luginës së Drinit, që shtrihej nga Karma në Danjë (edhe sot trashëgohet nga ish-banorët e fshatit Pukë), ku ka kullota të mira për stinën dimërore. Si dëshmi e kësaj prone është ruajtur dhe toponimi: Mali i Kryezezët, në Laç të Vadejës së sotme. Ky toponim flet në të mirë të ndriçimit të titullit krerë (krenë*[6]), që kishin Zezajt, që në shekujt XIII-XIV, [Në kujtim të ish-pronarëve të dikurshëm, Zezajve, deri në shekullin XIX, ruhej në Laç të Mjedës toponimi: “Mali i Kryezezët”, Fuvlio Kordinjano (Cordignano.F), L`Albania traverso opera a gli scriti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi (1847-1914), Romë 1934, f. 396. Që i kemi Kryezezët me këtë mbiemër na dëshmon edhe një dokument i mesit të shekullit XV. Më datë 18.03.1445 kemi: “…Të bijt e Medon Kryeziut marrin konqesionin e Kazenës…”, A.Q.SH., Fondi “Urdhëri Jezuit”, Zef Valentini, dosja 73, viti 1929. Shih dhe Shaban Sinani, Njëqindmijë referenca për kulturën shqiptare, në librin: Kështjella e Virtutit, Tiranë 2001, f.196].[7]; kur u ndanë si vëllazëri nga dera amë Buzëzezët. Nga këto kullota, disa iu shitën malësorëve të rrethinave të Terbunit në vitet e para të reformave turke, të shekullit XIX (Nikoll Lleshi: Gomsiçja në Histori e Etnologji ”Geer”, Tiranë 2001, f. 7v.) e disa u trashëguan nga një degëzim i hershëm i Zezajve, që sot mbajnë mbiemrin Laçaj. Në Pukë, në Mesjetë, ishte qendërbanimi (selia) e Zezajve, ku edhe sot, shihen edhe themelet e kishës së fisnikut Pal Ziu (Ziut) – (Xhamia e Pukës është ndërtuar, sipas traditës gojore dhe gjurmëve arkeologjike, mbi themelet e kishës së Pal e Boç Ziut). Zezajt i njohim si pjesëmarrës aktivë në Kuvendet Shqiptare në hierarkinë kishtare.[8] Këtë, Pal Ziun, dokumentacioni, por edhe tradita gojore, e njeh si rival e kundërshtar të derës princërore Dukagjini.[9]

(Autori i kësaj monografie në fusnota shënon burimet me të cilat mbështet çështjen e Fisit Buzëzez duke konstatuar se në dokumentin e vitit 1304 ka emrin e kryetarit të fisit me të njëjtin emër Bucceseos, emër i lexuar Buzëzezët. Ky dokument është botuar në: Acta et Diplomata res Albaniae media aetatis… vol. I Vindbonae, 1913, dok. 563, f.166.)

 Milan Shuflai thotë: Sevast Buzëzezia (1274), duhet krahasuar me Buzëzezi, që rrjedh prej Fisit Buzëzezi, që përmendet në Kadastrën e Shkodrës të vitit 1416. (M. Shuflaj, Serbët dhe Shqiptarët, Tiranë 2002, f. 18-19). Tanush Buzëzezi del në dokumentet e vitit 1274 (Acta et diplomata… dok.333, f. 97). 

(Eqrem Çabej Studime Gjuhësore, vëllimi V Prishtinë 1975, f.110). Autori i Monografisë, Jaho Brahaj, thotë se kjo thënie e Çabejt duhet kuptuar drejt, sepse nuk ka dyshim që në kohën e errët të dokumenteve, kur Ballkani pësoi dyndjet e popujve në tokat ilire, popullsia mbizotëruese vendëse bën vijimësinë etno-kulturore shqiptare, por për këto njohim pak të dhëna të shkruara deri në fillim të shek. IX).[4]

 Pason Dokumenti i Filipit, princit të Tarentit, i cili u siguron 13 fiseve shqiptare privilegjet e vjetra me 5 shtator 1304: 

“Filipi, princ e despot i Tarentit… albëve (albos), spatëve (spatos), katarukëve (Katarucos), biskesinëve (Bischesini), aranitëve (Aranitos), lecenëve (Lecenis), turbacejve (Turbaceos), markazejve (Marchazeos), skurajve (Scuras), zenevisëve (Zeneuios), buzëzajve (Bucceseos), logoreskëve (Logorescos) dhe matesejve (Mateseos), besnikëve të vet (u uron) shëndet dhe dashuri të sinqertë…[5].

  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Lamtumir vezir Abazoviç!

AKSIONE HUMANITARE TE DYSHIMTA – MASHTRUESE