Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ndaljes së rrymës në “Bregun e Dellit“ dhe në lagjen Mati 1 të kryeqytetit.
Ai ka thënë se në bazë të informatave që ka nga KEDS-i, në lagjen “Bregu i Diellit” pritet stabilizimi i rrymës në orën 18:00, ndërsa në Mati 1 pritet që rryma të lëshohet në orën 19:00, ka shkruar Ahmeti në Facebook .
“Sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në 21 (por besojnë se deri në 19 lëshohet rryma), ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00”.