in

Perëndimi po lufton për strategjinë e tij kundër Erdoganit, gjithnjë e më agresiv

Dr. Ronald Meinardus kryeson zyrën e Fondacionit Friedrich Naumann për Liri në Stamboll. Më parë, ishte shef i Zyrës Rajonale të Fondacionit për Azinë Jugore.

 Twitter: @Meinardus , nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Joe Biden nuk ishte kandidati i preferuar i Erdoganit. Ekspertët dyshojnë se nën Biden presidenti turk nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë si më parë. Sidoqoftë, Perëndimit i mungon një strategji deri më tani, ndërsa Erdogan vazhdon të zgjerojë ndikimin e tij.

 

Edhe nëse nuk thuhej zyrtarisht: Donald Trump deri në fund, ishte kandidati i preferuar në Ankara. “Ata nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin,” Ozgur Unluisarcikli nga Fondi Gjerman Marshall në Turqi, përmbledh marrëdhëniet midis Joe Biden dhe Recip Tayyip Erdogan .

Ekspertët me ekspertizë të politikës së jashtme, po lulëzojnë këto ditë. Në të gjitha llojet e forumeve, ekspertët tejkalojnë njëri-tjetrin me parashikime të efekteve të mundshme të presidencës së Biden në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një tezë e përsëritur është se kushtet kornizë për politikën turke, do të ndryshojnë nën Presidentin Biden.

Donald Trump i mbyllë sytë para veprimeve të Erdoganit

Donald Trump, argumenton dhe i jep kohë homologut të tij dhe turqëve në gjetjen e rrugës së tyre. Në vitet e fundit, Uashingtoni ka qenë pak a shumë joaktiv, ndërsa Ankaraja ka zgjeruar ndikimin e saj – shpesh me përdorimin e ushtrisë – përtej kufijve të vendit: Iraku , Siria, Libia, Mesdheu lindor dhe së fundmi, jugu i Kaukazit, të cilat janë bërë arenat në të cilat, Erdogan marshoi përpara.

Sanksionet janë në tryezë

 

Në Evropë, strategjia turke e marshimit, është përmbushur me refuzim të qartë – dhe kurrsesi vetëm në Greqi dhe Qipro , dy vende që e shohin integritetin e tyre territorial si të kërcënuar drejtpërdrejt. Gjithashtu në Paris politika e Erdoganit ka pak miq: “Turqia ka një qëndrim luftarak ndaj aleatëve të saj të NATO-s”, tha kohët e fundit Presidenti francez Emmanuel Macron. Grindja e Macron me Erdoganin, nuk ka të bëjë vetëm me karikaturat e Mohamedit dhe çështjen islamike. Parisi dhe Ankaraja janë rivalë në luftën për pushtet dhe ndikimin në kufijtë e jashtëm të Evropës.

Politika e jashtme e Turqisë është “gjithnjë në kundërshtim” me përparësitë e BE, sipas raportit aktual të përparimit të Brukselit. Në samitin e tyre në dhjetor, çështja e Turqisë do të preokupoi përsëri, krerët e shteteve dhe qeverive. Para samitit të fundit në tetor, përfaqësuesi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell, kishte paralajmëruar se marrëdhëniet me Turqinë, do të ishin në një “pikë kthese historike “, nëse Ankaraja nuk do të përmirësoi sjelljet në mosmarrëveshjen me Greqinë dhe Qipron. Turqia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Fjalët e Brukselit, nuk u shoqëruan me veprime.

Komuniteti po përballet me pyetjen se si të merret me Turqinë, gjithnjë e më agresive, për sa i përket politikës së jashtme? Subjekti i sanksioneve është në tryezë. Athina dhe Nikosia në veçanti, po kërkojnë ndëshkime ekonomike kundër Ankarasë; qeveria në Berlin, nga ana tjetër, nuk i konsideron sanksionet, si një mjet efektiv të politikës në këtë rast.

Turqia: ” Zgjedhjet në cilin do vend, nuk reflektojnë ndryshime për ne”

 

Ndërkohë, evropianët po kthejnë vështrimin e tyre drejt Uashingtonit, në lidhje me politikën ndaj Turqisë . Në një koment të ftuar në Washington Post, ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës bëjnë lutje, për një “marrëveshje të re” në marrëdhëniet transatlantike. Një qasje e përbashkët ndaj Turqisë së Erdoganit, është në krye të listës së dëshirave të tyre: “Ne do të duhej të gjejmë një përgjigje, për sjelljen problematike të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe më gjerë”, shkruajnë Jean-Yves Le Drian dhe Heiko Maas, në adresën e ardhshme të administratës së SHBA.

Mbështetja për një aleancë transatlantike në politikën e Turqisë, gjithashtu vjen nga një cep i papritur. “Macron dhe unë jami dakord që, veprimet e fundit të Turqisë, kanë qenë shumë agresive,” tha Sekretari i Shtetit në ikje Mike Pompeo në Paris. Evropa dhe Amerika duhet të punojnë së bashku dhe të bindin Erdoganin se, veprime të tilla “nuk janë në interes të popullit të tij”, tha Pompeo, i cili më parë kërkonte që Shtetet e Bashkuara, të vepronin vetëm.

Ndërkohë, Ankaraja nuk është e impresionuar. Në reagimin e parë zyrtar ndaj zgjedhjeve amerikane, Nënpresidenti Fuat Oktay tha se, qeveria nuk ishte e interesuar për rezultatin: ” Zgjedhjet në cilin do vend, nuk do të ndryshojë asgjë për ne.” Turqia – sipas nënkryetarit të Erdoganit – ka interesat e veta politike.

Turqia gjithnjë e më shumë, po largohet nga Perëndimi

 

Kjo tingëllon si mendjemadhësi, por nuk është retorikë e zbrazët: Hap pas hapi, Ankaraja ka zhvilluar politikën e saj të jashtme, gjatë viteve të fundit: speciale, shumëdimensionale, të njëanshme, janë terma të përdorur nga analistët e politikës së jashtme, për ecurinë e largimit të Turqisë, nga rrjeti perëndimor. “Turqia aktualisht po përpiqet për një politikë të jashtme më të pavarur, sesa ka qenë më parë, që nga anëtarësimi në NATO në 1952,” tha një raport i fundit nga shërbimi shkencor i Kongresit Amerikan. Nëse ky largim i fundit, do të çojë në një shkëputje të plotë me Perëndimin, është një pyetje, që përfundimisht do të varet, nga politika e administratës së re në Uashington.

Ndërkohë, qeveria turke po feston, atë që e quan fitoren historike në luftën e Nago-Karabakut. Sipas interpretimit turk, Ankaraja dhe jo Moska dolën më të fortë nga konflikti. Ky rrëfim plotësohet gjithashtu nga vëzhguesit: falë një bashkëpunimi pa kompromis, afatgjatë me Azerbajxhanin – me një bashkëpunim vendimtar ushtarak – Turqit kanë arritur të futen në derën e një rajoni që konsiderohej të ishte, oborri strategjik i Moskës.

“Turqia ka riorganizuar kartat”, ajo është ” pjesë e lojës “, entuziazmon Muhittin Ataman në „ Daly Sabah“  pro-qeveritare. Në një koment analitik, gazeta shpjegon rëndësinë e mbështetjes ushtarake të Turqisë për Baku: “Lufta në Karabag, ishte lufta e parë ndërshtetërore e vendosur nga dronët e armatosur,” shkruan Yahya Bostan. Dronët turq, kanë ngritur “teknologjinë ushtarake, në një nivel të ri” dhe lufta 44-ditore, ka hapur “një kapitull të ri në historinë e luftës”.

Në mediat e kontrolluara turke, nuk përmenden përdorimi i mercenarëve sirianë. Dëshmitarët okularë unanimisht raportojnë se Ankaraja për llogari të veten, ka promovuar luftëtarët sirianë, në fushat e betejës të Nago-Karabakut. Dronët turq dhe mercenarët sirianë janë, sipas mendimit të shërbimit shkencor të Kongresit Amerikan, instrumentet e preferuara të politikës ushtarake të Erdoganit: “Për shkak se dronët dhe luftëtarët e autorizuar, minimizojnë rrezikun politik dhe ekonomik për Turqin. Qeveria turke ka treguar pak hezitim për t’i përdorur ato”. Në Siri, Libi dhe tani edhe në Nago-Karabak, është përdorur sistemi luftarak që është i lehtë për sulmuesin – dhe me sukses të jashtëzakonshëm.

Anije me dron “Prodhuar në Turqi”

 

Ndërkohë, Turqia vazhdon të zgjerojë arsenalin e saj të armëve të telekomanduara. Mediat turke raportojnë se dronët “Made in Turkey”, po përjetojnë shitje të mëdha, në tregjet ndërkombëtare të armëve. Anijet me dron, tani supozohet të sjellin një dimension krejt të ri, në opsionet strategjike të gjeneralëve turq. Sipas revistës amerikane të tregtisë “National Interest”, Turqia ka ndërtuaruar një anije luftarake pa pilot, që është plotësisht e ngarkuar me armë dhe municion dhe thuhet se ka një diapazon deri në 400 kilometra. Njoftimi i sistemit të ri të armëve detare, dërgon një mesazh politik në një kohë kur Turqia po grindet me fqinjët e saj, mbi të gjitha Greqinë dhe Qipron, mbi kufijtë e detit, shkruan gazeta.

Një garë armatimesh ka kohë që po zhvillohet në rajon. Në terma afatshkurtër, prodhuesit në Perëndim, mbi të gjitha në SHBA, Gjermani, Francë dhe Itali, do të përfitojnë gjithashtu nga biznesi i armëve. Është një lojë me zjarrin. Jo shumë kohë më parë, Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëroi se çdo shkëndijë, mund të çonte në një katastrofë. Berlini po përpiqet të gjejë një ekuilibër midis aleatëve të grindur, në krahun e paqëndrueshëm të Evropës Jug-Lindore. Nëse Joe Biden, në këtë drejtim do të mund të ndihmonte, do të shihet më së largu, deri në fund të vitit.

Lini një Përgjigje

Kryetari Ahmeti reagon pas mungesës së rrymës në kryeqytet

Incidenti i AfD-së në Bundestag, rrezik për demokracinë