Arabia Saudite ka paralajmëruar se mund të detyrohet të zhvillojë armë bërthamore nëse rivali i saj rajonal Irani vazhdon të ecë përpara me programin e saj destruktiv, duke shkaktuar frikën e një konflikti të ri global.
Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite Adel al-Jubeir ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e armatosjes së Mbretërisë me armë bërthamore si kundërpërgjigjje ndaj Iranit që i tejkaloi nivelet e lejuara të uraniumit. Në lidhje me mundësinë e përfshirjes në një program bërthamor, z. Al-Jubeir tha:”Është padyshim një mundësi.”Ai shtoi se: “Arabia Saudite e ka bërë të qartë se do të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur njerëzit e saj dhe për të mbrojtur territoret e saj.”
Paralajmërimi i ashpër vjen pasi mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud u bëri thirrje udhëheqësve global të marrin një “qëndrim vendimtar” kundër Iranit për kërcënimin ushtarak në rritje.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Saeed Khatibzadeh akuzoi Mbretërinë për “nxitje të urrejtjes”.
Arabia Saudite dhe Irani – dy fqinjë të fuqishëm – që disa dekada janë ngërthyer në një betejë rajonale për dominim.
Marrëdhënia midis dy kombeve është përkeqësuar edhe nga dallimet fetare.
Populli i Iranit është kryesisht mysliman shiit, ndërsa Arabia Saudite e sheh veten si fuqia kryesore myslimane sunite.
Lidhjet diplomatike midis dy vendeve u ndërprenë zyrtarisht në janar 2016 pas një sulmi ndaj ambasadës Saudite në Teheran.
Frika e shtuar mbi Iranin u shfaq në javët e fundit, pasi një raport zbuloi se ata kishin 12 herë më shumë uranium të pasuruar sesa nivelet e lejuara.
Sipas kushteve të Marrëveshjes Bërthamore të Iranit 2015, Teherani është i kufizuar në 202 kg ndërsa ata sipas kërkimeve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) kanë arritur në 2.4 tonë (2,442 kg). The Daily Express