Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pati njoftuar se gjatë vikendit do të ketë reshje bore në viset malore si edhe rënie të temperaturave.
Kështu në malet e Sharrit ka rënë borë.
Këtë lajm e bëri të ditur edhe ueb-faqja brezovica.info në llogarinë e saj në Facebook, ku mund të vërehet se në Brezovicë ka rënë borë.