in

Kosova pëson humbje 3:1 nga Spanja

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje nga Spanja (3:1), në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botë “Katari 2022”, e cila u zhvillua sonte në Sevilla.

“Dardanët janë mbajtur mirë deri në minutën e 34-të, kur Daniel Olmo realizoi gol pas një pasimi të Jordi Albas, derisa dy minuta me vonë Ferran Torres e ngriti epërsinë e vendasve në 2-0.

Kosova në pjesën e dytë luajti me mirë se në pjesën e parë. Fillimisht “dardanët” tentuan të shënojnë golin e parë nëpërmjet Lirim Kastratit, i cili në momentet e fundit u pengua dhe nuk arriti të godas topin.

Në minutën e 70-të, Besar Halimi ia rrëmbeu topin portierit spanjoll dhe realizoi gol të jashtëzakonshëm thuajse nga gjysma e fushës. Pesë minuta me pas vendasit shënuan golin e tretë nëpërmjet Morenos, derisa Kosova lëshoi edhe një rast të mirë shënimi në fund të ndeshjes. Ishte Kastrati ai që goditi mbi portën e portierit spanjoll.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia luajti baras me Gjeorgjinë (1:1). Në grupin B, Spanja është e para në grup me shtatë pikë të grumbulluara, kurse Kosova nga dy ndeshje është në kuotën e zero pikëve dhe zë vendin e fundit./ER

Lini një Përgjigje

Burri ther me thikë gruan e vet

Këtë ditë mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit