in

Burri ther me thikë gruan e vet

Një grua është therur me thikë nga bashkëshorti i saj në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

 “Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femërore është sulmuar nga një person në rr.UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga burri i saj. Viktima është dërguar me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonale ‘Isa Grzda’ në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime në qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile”, tha ai.

Gjurkaj tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se njësitet policore janë duke e kërkuar të dyshuarin.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, theksoi ai./telegrafi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Mes konstruktivitetit dhe frikës karshi Osmanit, a po i rrezikon LDK-ja “besnikët” e 14 shkurtit

Kosova pëson humbje 3:1 nga Spanja