Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e seancës parlamentare për zgjedhjen e Presidentit.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se dita më optimale për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Presidentit është e marta e javës së ardhshme, më 6 prill 2021.
Pretendentja e vetme për këtë pozitë është Vjosa Osmani nga lista e Vetëvendosjes, partia e cila doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Partitë politike opozitare tashmë kanë marrë vendim sa i përket kësaj çështje.
Kështu që, Vjosa Osmani deri më tani duket se ka siguruar numrin e mjaftueshëm të pjesëmarrjes së deputetëve në këtë seancë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë vendosur që të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit.
Ndërsa dy partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë deklaruar se nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente./Indeksonline/