in

Kinoteka shqiptare: Rrëfim i ngrohtë për njerëzit dhe kohën

 

 

Gani Mehmetaj

“Të shoh në sy” film artistik televiziv i realizuar nga RTSh (1985), sipas skenarit të Nasi Lerës, në regji të Mevlan Shanaj. Muzika Aleksandër Lalo, operator Pali Kuke. Në rolet kryesore: Arben Imami (Gjergji Morava), Elvira Diamanti (Diana), Sotiraq Bratko (Nesti), Birçe Hasko (Andrea, magazinieri), Stavri Shkurti (Drejtori), Agim Shuke (z. Mina), Karafil Shena (Shoferi), Aurela Hyseni (llogaritarja), Gëzim Rudi (shoku i Gjergjit), Mimika Luca (nëna e Gjergjit)

Një djalosh tashmë i burrëruar, një grua e ndarë nga burri, disa nëpunës lokalë që i mbytë kotësi e apatia, janë personazhet e filmit “Të shoh në sy”, në regji të Mevlan Shanajt, sipas skenarit të Nasi Lerës. Ambienti ku zhvillohen ngjarjet dhe shtjellohet rrëfimi dramaturgjik janë zyrat, punishtja dhe qyteti. Ambientet herë-herë janë të ftohta, marrëdhëniet e acarua, intrigat provinciale, por është i riu që vjen në ndërmarrje ai që e ve në lëvizje dinamikën e rrëfimit, duke u “mpleksur” me Dianën. Ajo ka një histori të pafat. Mbi një trekëndësh dashuria, ndërtohet rrëfimi, sepse në gruan e shkurorëzuar dashurohet edhe një tjetër, që pastaj thur intriga. Por kështu dinamizohet rrëfimi.  Filmi i Shanajt na shpie në botën e vogël të një qyteze a punishteje malore, ku ka pak ngjarje që mund të te joshin, por ka shumë pakënaqësi e intriga.

 Tema është e kohës së komunizmit, ngjarja po ashtu, por që i shmanget politizimit e skematizmit të zakonshëm të realizimeve kinematografike  të asaj kohe. Pra filmi ka arritur t’u shmanget skemave të trasuara.

Shanaj me skenaristin Lera shtjellojnë një rrëfim interesant për një botë për ne gati të panjohur: marrëdhëniet ndër njerëzore në një qytezë a punëtori, ku ngjarjet ecin me ngathtësi. Dy protagonistët e filmit “Të shoh në sy”, Gjergji Morava (Arben Imami) dhe Diana  (Elvira Diamanti) janë portretizuar mirë. Të realizuar janë edhe figurat tjera si  Sotiraq Bratko (Nesti), Birçe Hasko (Andrea, magazinieri), Stavri Shkurti (Drejtori), etj.

Muzika e Aleksandër Lalos e plotëson imazhin filmik, kurse xhirimet e Pali Kukës e krijojnë atmosferën e duhur.

    

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Sot përkujtojmë heronjtë tanë që ranë në mbrojtje të flamurit kombëtar

Statuja e Janosh Huniadit të vendoset në Fushë-Kosovë