in

Sot përkujtojmë heronjtë tanë që ranë në mbrojtje të flamurit kombëtar

(Arbërorët e Maqedonisë)

Sot përkujtojmë heronjtë tanë që ranë në mbrojtje të flamurit kombëtar gjatë protestave të përgjakshme të 9-10 korrikut të vitit 1997 në Gostivar. Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga SDSM organizoi shtypjen brutale të mijëra protestuesve paqësorë, të cilët ishin mbledhur për të demonstruar kundër heqjes së flamurit shqiptar prej ndërtesës së komunës nga ana e shtetit. Njësitë speciale të policisë hapën zjarr mbi turmën, duke vrarë Dr. Shpend Iseinin, Nazmi Saliun dhe Milaim Dautin dhe duke plagosur qindra civilë.

Pasuan arrestime dhe bastisje masive të shqiptarëve. Kyetarët e komunave të Gostivarit dhe Tetovës, Rufi Osmani dhe i ndjeri Alajdin Demiri, u dënuan me 13 vite burg. Dënime me burg kishte edhe për kryesuesit e këshillave komunale respektive, Refik Dauti dhe Vebi Bexheti Askush nuk dha asnjëherë përgjegjësi për këto ngjarje tragjike. Përkundrazi, disa nga organizatorët janë ende shumë afër pushtetit.

https://fb.watch/v/1fuYNHgyB/

https://www.facebook.com/ArberoretEMaqedonise/videos/349572516612261

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Donika Gërvalla: Diskutimi im i sotëm në Forumin e Dubrovnikut

Kinoteka shqiptare: Rrëfim i ngrohtë për njerëzit dhe kohën