in

Statuja e Janosh Huniadit të vendoset në Fushë-Kosovë

Pasi Budapesti vendosi statujën e Skënderbeut, Blerim Latifi kërkon që Huniadi të vendoset në Fushë Kosovë

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka kërkuar që Hungarisë t’i kthehet nderi pasi statuja e Gjergj Kastriotit është vendosur në sheshin e Budapestit. Latifi ka kërkuar që të vendoset statuja e heroit kombëtar hungarez, Janosh Huniadit, në Fushë Kosovë aty ku ai luftoi si pjesë e koalicionit ballkanik kundër Perandorisë Osmane.“Hungarezët e vendosën Kastriotin nëBudapest, ne tash duhet t’ua kthejmë nderin duke e vendosur aleatin e tij Janosh Huniadin në fushë betejën e tij në Fushë Kosovë”, ka thënë Latifi.

Statuja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, është vendosur në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës për qytetin e Budapestit. Monumenti i Skëndërbeut, vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi kombëtar shqiptar ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kinoteka shqiptare: Rrëfim i ngrohtë për njerëzit dhe kohën

Shërbimet e dëmshme të Viktor Orban