in

Idiotokracia, në të gjitha instancat e shtetit!!

Gani Mehmetaj: Kujtime (2004)

Pasi i vranë një numër jo të paktë të kundërshtarëve politikë, kryesisht zyrtarë të lartë të LDK-së dhe oficerë që nuk ishin me ta, pasi kërcënuan dhe hoqën nga skena politike intelektualë me emër kumbues, po përvijohet një kastë politike nga nëntoka, e ardhur nga zabelet e llugat tona, që ende pa e shijuar atmosferën e qytezës, zbritën në kryeqytet. Në vend  të kopjonin sjelljen e kulturën e qytetit, e sollën ashpërsinë e primitivizmin e katundit. U ndihmuan mjeranët pa kurriz të kasabave orientale, sepse te ta gjetën nivelin e tyre. Në SHBA këtë kategori qeveritarësh i quajnë idiotokraci. Kështu, idiotokracia jonë u instalua në të gjitha nivelet publike e private, sepse edhe biznesi është i tyre, pasuria kombëtare ra në duart e tyre,universitetin e okupuan, institucionet i morën nën kontroll,  shtetin e mbërthyen.  Nuk shquheshin për arsimim, nuk shquheshin për mençuri e maturi, nuk u shquan as për sukses luftarak, sepse nuk e njihnin artin e luftës, nuk shquheshin as për ndonjë vizion për të ardhmen. Ata s’kishin të kaluar, s’premtonin të ardhme. Me rrëmbime, shantazhe e me punë të pista bën kapital, me privatizime të dyshimta e rrëmbyen pasurinë e kombit, me transaksione me shtetet e rajonit, e sidomos me ato shtete e shoqata që donin të fusnin ndikimin politik e fetar në Kosovë e shtuan kapitalin, e mbërthyen kombin, duke e lanë në mëshirën e egërsisë islamike. Prej tyre varen mijëra skllav bashkëkohorë në institucionet e shtetit, ku i futën pa pyetur kanë arsimimin e duhur nëpunësit apo jo, e dinë  punën e tyre apo dinë si të zhvatin nga shteti e shtetasit. Është një film amerikan, “Iditotokracia”, i cili ngjarjen e vë në një të ardhme të largët, në vitin 2530, në SHBA, ku kombi ka degjeneruar në shkallë të tillë, saqë në krye të shtetit janë njerëzit të cilët sillen vrazhdë, kanë një të folme rruge, kënaqësitë e argëtimet i kanë të çoroditura, kanë shije të shpërfytyruar. Dhe e mbajnë shtetin e shoqërinë në darë të hekurt. Ajo kohë erdhi te ne. Nisi me ca vrasje kinse aksidentale, kulmoi me idiotokratët, të cilët vjedhjen, dhunën, shkathtësinë e të pasuruarit e kanë shndërruar në model, në vlerë, në shembull suksesi e veprimi. Ata më nuk i takojnë një partie, apo dy partive të dala nga lufta, por u takojnë të gjitha partive.   Për fund

Kur e mendoj pas 33 vjetësh tërë këtë periudhë sesi më duket, si në filmat e vjetër dokumentar, ku shiriti vende- vende është dëmtuar. Rrodhi koha si rëra nëpër gishtërinj e s’kisha mundësi ta ndalja. Nuk e ndalëm kohën, por nuk na lejuan as ta shijonim jetën, më shumë u ngjanim murgjve në manastire, nga ku nuk dilnim dot. Ishte kohë e stuhishme, që asnjëherë nuk na la të merrnin frymë. Çdo gjë e bënim në ethe, në pritje e në tension të përhershëm. Gjatë kësaj kohe bëmë atë që patëm mundësi të bënin, stuhisë nuk ia ndërronim dot kahen, por e përballuam, e mbijetuam, ia zbutëm tërbimin, mbase ndonjëherë si lisat e mëdhenj e neutralizuam. Nga goditjet e vazhdueshme, sepse  nuk ishte një, por shumë, morëm vragë në trup e në shpirt.E plotësova dhe ia dhashë dorën përfundimtare këtij ditari, apo fletëve të këputura nga ditari më i gjatë, duke parë se historia më e re sërish po shkruhet mbrapsht, sërish ka qasje që të habisin me shkallën e shtrembërimit të fakteve të ditura. Brezat e rinj nuk i dinë disa gjëra, të vjetrit  kanë nisur t’i harrojnë, apo kanë nisur t’i besojnë gënjeshtrat e përsëritura qindra herë. Gënjejnë, gënjejnë e dikur fillojnë ta besojnë gënjeshtrën e vet. Ashtu u ndodhi atyre që po na e rishkruajnë historinë më të re. Ndërkaq, të njëjtën gjë e bënin serbët për Kosovën dhe për shqiptarët dikur, gënjenin aq shume e aq shpesh, sa dikur nisën ta besojnë gënjeshtrën e tyre, prandaj shkumonin kur u thuhej ndryshe nga ajo që e besonin. Sigurisht do të shkumojnë e çarten edhe shkruesit e sotëm të historisë më të re, kur ta lexojnë një qasje ndryshe nga gënjeshtra e tyre. Kur e kujtoj ndonjëherë atë periudhë të gjatë e të stuhishme, i them vetes, jo vetëm për ta ngushëlluar, mirë që jemi ende me mend në kokë. Dhe prapë kur më kalon euforia, i them vetes: Athua i kemi mendtë në kokë?

Prishtinë- Cyrih.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Mediet gjermane për vizitën e Merkelit: Nën radarin e BE -së

Reuters: Ish-pjesëtari i UÇK-së mohon krimet e luftës ndërsa gjykata e Kosovës fillon gjyqin e parë