in

Hoti kërkon reagim të ashpër ndaj deklaratave luftënxitëse të Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj  deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

 Kryeministri Hoti tha se deklarimi i Vuçiqit është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, “nën garancitë e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagojnë ndaj këtyre provokimeve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Hotit

Lini një Përgjigje

Anton Quni – Vuçiqit: mos e harro tmerrin e Kosharës

Papa Françesku e uroi Bidenin, presidentin e dytë katolik të Shteteve të Bashkuara