in

Papa Françesku e uroi Bidenin, presidentin e dytë katolik të Shteteve të Bashkuara

Papa Françesku ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të SHBA Joe Biden, i cili kur të bëjë betimin do të bëhet presidenti i dytë katolik pas John F. Kennedy, njoftoi të enjten ekipi i Bidenir.

“Presidenti i zgjedhur Joe Biden foli me Papa Françeskun këtë mëngjes. Ai e falënderoi atë për bekimin dhe urimet”, thanw nga ekipi i Bidenit.

Demokrati tha se ai donte të “punonte me Papën, bazuar në një besim të përbashkët në dinjitetin dhe barazinë e njerëzimi,t në çështje të tilla si kujdesi për të margjinalizuarit dhe të varfrit, kriza e ndryshimit të klimës dhe pranimi dhe integrimi i migrantëve dhe refugjatëve në komunitetet tona”, thuhej në deklaratë.

Joe Biden, i cili është me origjinë Irlandeze, është arsimuar në një Shkollë Katolike, merr pjesë në meshë, në një kishë të vogël në qytetin e tij të Wilmington, Delaware, pothuajse çdo javë.

Fitorja e tij, e njoftuar të shtunën, nuk është pranuar ende nga kundërshtari i tij, republikani Donald Trump, i cili pretendon se Biden u zgjodh duke vjedhur fletët e votimit.

Lini një Përgjigje

Hoti kërkon reagim të ashpër ndaj deklaratave luftënxitëse të Vuçiqit

Të shtëna me armë, në qytetin zviceran Biel të Kantonit të Bernës