Anton Quni, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, reagoi pas kërcënimit të presidentit serb Vuçiq. Përmes një postimi në Facebook, Quni tha: “Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares”.
Anton Quni i bëri këto komente pas kërcënimit të Vuçiq se mund të shpërthej një luftës në mes të Serbisë e Kosovës, nëse nuk zgjidhet konflikti.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2709624155969434&id=1407202792878250