in

Hoti: Anton Çetta ka bërë historinë moderne të Kosovës

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjestër Bogdani” është bërë përurimi i kompletit të veprave të profesorit të ndjerë, Anton Çetta. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.

Kryeministri Hoti i përgëzoi hulumtuesit me punën e të cilëve është bërë realitet ky botim për personalitetin, ndër më të mëdhenjtë të historisë sonë, me emrin e të cilit identifikohen epokat, Profesorin Anton Çetta.

“Në fushën e tij, bashkë me veprimtarinë në hulumtimet në Institutin Albanologjik, në ditët e para me Presidentin Rugova, ai në fushën e politikës e ky në fushën e pajtimit të gjaqeve vërtet kanë bërë historinë moderne të Kosovës,” u shpreh Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti ndërkohë ka vizituar edhe ekspozitën që përmbante libra dhe artikuj për Anton Çettën.

Lini një Përgjigje

Korona virusi po bënë kërdi nëpër Evropë

Vepra e prof. Çettës është dëshmi e identitetit kulturor shqiptar